Kompozitori i njohur Enver Shëngjergji ka reaguar ashpër së fundmi ndaj këngëtares së njohur Rovena Dilo. Shkak i këtiji reagimi të profesorit, kompozitorit Shëngjergji në profilin e tij Facebook është bërë kënga “Nën kurorën e ullirit”, këngë kjo që Dilo e ka kënduar dhe hedhur në YouTube disa vite më parë.
Kompozitori ka theksuar se edhe përkundër respektit që ka për këngëtaren Dilo, nuk mund të bëj çka të dëshiron ajo me këngën e tij.
“Kjo është e patolerueshme se si mund të këndohet kënga ime ‘Nën kurorën e ullirët’, ku e gjen këtë të drejtë. Megjithë respektin e konsideratën time ndaj jush si këngëtare me një karrierë të gjatë artistike nuk mund të bësh me këngën time si të duash. E para e ke marrë e kënduar pa lejen time. E dyta një orkestracion që është jashtë çdo logjike të idesë së këngës”, ka shkruar Shëngjergji në Facebook.
Ky është postimi i plotë i kompozitorit Enver Shëngjergji në Facebook:
Rovena Dilo
Kjo është e patolerueshme se si mundet të këndohet kënga ime “Nën kurorën e ullirit”, ku e gjen këtë të drejtë .
Megjithë respektin e konsideratën time ndaj jush si këngëtare me një karrjerë të gjatë artistike nuk mund të bësh me këngën time si të duash.
E para e ke mare e kënduar pa lejen time. E dyta një orkestracion që është jashtë çdo logjike të idesë së këngës
Tjetra kush të lejon të shtrembërosh vijën melodike të këngës, të shtosh manjera vokalicash etj etj
Këngën “Nën kurorën e ullirit” mund ta dëgjoni e shikoni KËTU:
ObserverKult
———
Lexo edhe:
TITULLI “MJESHTËR I MADH” PËR KOMPOZITORËT E SHQUAR ENVER SHËNGJERGJI DHE ZEF ÇOBA
Presidenti i Republikës së Sqhipërisë, Ilir Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” kompozitorin e shquar Enver Shëngjergji, me motivacionin “Me mirënjohje ndaj kontributit artistik dhe vlerave të çmuara në pasurimin e muzikës shqiptare. Si një kompozitor autentik me një larmi të pafundme këngësh e melodish të paharrueshme.
Me vlerësim për përkushtimin e rrallë gjatë gjithë jetës së tij ndaj muzikës së lehtë dhe veprave muzikore, me vlera bashkëkohore, profesionalizëm dhe qytetari të spikatur”.
Me titullin “Mjeshtër i Madh” u çmua edhe kompozitori dhe mjeshtri i korit shkodran Zef Çoba:
“Në vlerësim të talentit të spikatur dhe personalitetit të gjithanshëm të shpalosur në fushën e kompozimit të veprave muzikore. Si dhe në trajtimin me profesionalizëm të këngës me tradita shkodrane.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ROVENA DILO & SAIMIR BRAHO: KUR XHIROHEJ NJË FILM (TEKSTI DHE KËNGA)
Një ditë e re po zgjohet,
dhe bashkë me të një dashuri,
gëzimin tonë përcjellin
në rrugë, në rrugë, me mijëra sy.
Si zogj me cicërima
lodrojnë vogëlushët në shtëpi,
përtej dritares hapet
një qiell, një diell, një kaltërsi.
Me dashurinë e madhe si det
që rritet në qiellin pa re,
me ënd’rra në jetë ngarkuar të dy,
një dallgë plot dritë jemi ne.
Në krahun tënd mbështetem,
tek unë, tek unë mbështetu ti,
me dora mbi fëmijët,
si mbi të ardhmen tonë rri.
Si zogj me cicërima
lodrojnë vogëlushët në shtëpi,
përtej dritares hapet
një diell, një jete, një kaltërsi.
Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult