“E shndritshme”dhe unike, Kejsi Tola publikon albumin e saj të parë

Kejsi Tola ka lindur për të qenë pjesë e skenave të mëdha! Këngëtarja njihet për zërin e saj të jashtëzakonshëm dhe stilin unik.

Pasioni dhe rrugëtimi i saj në muzikë ka nisur në moshën 11-vjeçare, kur Kejsi mori pjesë në programin e talenteve të reja “Zërat e Rinj të Shqipërisë”, ku fitoi vendin e parë.

Kur ishte vetëm 16 vjeç ajo u bë pjesë e konkursit “Ethet e së premtes mbrëma” ku triumfoi sërish dhe u spikat për talentin dhe performancat emocionale.

Duket se ëndrrat dhe dëshirat e saj ishin akoma edhe më të mëdha. Kjo pasi që vetëm një vit pas përfundimit të garës së talenteve, Kejsi preku skenën evropiane duke përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision Song Contest” me këngën “Me merr në ëndërr”. Kjo këngë doli në vendin e 17-të.

Kënga u bë një hit i padiskutueshëm dhe u pëlqye shumë nga teleshikuesit shqiptarë e ndërkombëtarë.

Që nga ajo kohë, Kejsi ka publikuar projekte muzikore si “U Rritëm” dhe “Perëndeshë e Fantazizë” të cilat u pritën mjaft mirë nga audienca.

E pas një periudhe 2-vjeçare pauze, kishte ardhur koha për një etapë të re.

Që prej datës 5 prill, Kejsi ndau me ndjekësit në platformën “Instagram”, video dhe foto ku njoftoi publikimin e albumit të saj të parë me titull “Luminous” që në shqip do të thotë “e shndritshme”.

Dhe vërtet e atillë dukej në lansimin e këtij projekti ditën e djeshme.

Kejsi u shfaq e veshur me një stil mjaft interesant duke zgjedhur të kuqen e ndezur si një ngjyrë e cila tërheq vëmendje dhe konsiderohet si ngjyra e vitit nga markat më të sukseshme në industrinë e modës për vitin 2023.

Duke krijuar ndjesinë e një ylli të muzikës “Pop” si artistja e famshme Lady Gaga, çfarë na bëri përshtypje tek Kejsi ishte pjesa e poshtme e kostumit të saj i cili i ngjasonte çizmeve të kuqe të “MSCHF” që kanë bë namin në rrjet që nga fillimi i vitit.

Këngëtarja e njohur e quajti këtë album një “manifestim të muzikës dhe shpirtit” duke na bërë të kuptojmë dedikimin që ka për të sjellë këngë cilësore të cilat i burojnë nga shpirti.

Albumi përbëhet nga 5 këngë: “One night in Barcelona”, “Do me like that”, “What you want”, “All night” dhe “Distraction”.

Në llogarinë e saj në “Youtube”, Kejsi publikoi dhe videoklipin e këngës së parë “What you want” ku duket se ka marrë komente shumë pozitive.

Një ndër fansat komentoi: “Kjo këngë është perfekte. Zëri yt është mjaft interesant. Faleminderit për këngë. Uroj të arrish sukses.”

Ndërkohë një i dytë shkruan: “Zëri yt është thjesht fantastik.”/Living.al

ObserverKult


Lexo edhe:

KEJSI TOLA: MË KËRKO, UNË DO TË VIJ (TEKSTI DHE KËNGA)

Unë jam e jotja
Çdo ditë që kalon.
Unë jam me ty,
Kur larg të kam.

Edhe një çast
Nëse ti më mungon,
Unë mbyll dy sytë
të ndiej pranë.

Asgjë më shumë
Jo, nga ty nuk kërkoj,
Asgjë më shumë
Se sa një çast.

Tekstin e këngës së plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult