Kejsi Tola: Më merr në ëndërr (teksti dhe kënga)

Ju ftojmë ta dëgjoni të kënduar nga Kejsi Tola këngën Më merr në ëndërr:

Unë jam e jotja
Çdo ditë që kalon.
Unë jam me ty,
Kur larg të kam.

Edhe një çast
Nëse ti më mungon,
Unë mbyll dy sytë
të ndiej pranë.

Asgjë më shumë
Jo, nga ty nuk kërkoj,
Asgjë më shumë
Se sa një çast.

Kur ti je larg
Vetëm ty të mendoj,
Unë mbyll dy sytë
Mbyll dy sytë të ndiej pranë,
Të ndiej.

Sa herë ti,
Ti më fton,
Sa herë më merr ti në ëndërr,
Jo, jo, ti mos më zgjo
Nga kjo magji e dashurisë.

Më kërko
Në pafundësi,
Më kërko
Unë do të vij.

ObserverKult

Lexo edhe:

TIMO FLLOKO: SYTË HESHTIN, S’FLASIN… SYTË VRASIN