Fëmijët e karantinuar në “mushkëri hekuri”

Kjo foto është realizuar në vitin 1950 në Spitalin e Fëmijëve në Boston, dhe pavarësisht faktit se nga pozicioni që kemi mund ta shikojmë si diçka të tmerrshme, në atë kohë ishte e vetmja shpresë e fëmijëve që vuanin nga poliomeliti.

Në mungesë të vaksinës, ata që kishin fat, u vunë në makinerinë e tillë , të quajtur mushkëri hekuri, dhe ishte zbulim i vërtetë shkencor dhoma e spitalit që mund t’i strehonte katër fëmijë njëkohësisht, në mënyrë që një infermiere të mund të kujdesej për të gjithë. / ObserverKult