“E zoja sa shtatë burra”, poezi nga Ardiana Shala Prishtina

Adriana Shala

Ardiana Shala Prishtina: E zoja sa shtatë burra

Në gojën e popullit
e gjenë gruen
në vend të nderit të vizatume:
si grue e zoja sa shtatë burra.

A thu
t’kishte qenë e zoja veç sa pesë burra,
a ishte përmend?
Nji grue e zoja
veç sa nji burrë i zoti
nuk bahet as fjalë.

Burrat numrohen nji nga nji
tue u matë veç me fjalën e vet.
Nji burrë i zoti, sa nji burrë i zoti.
Nji ushtri plot me emna të hatrit
puna e djalit, nera e t’atit.
Nuk ka burrë të zotin sa nji grue.
E jo se jo, burrë të zotin sa shtatë gra.
Ku ke pa?

Grueja duhet me u matë
me nji katund.
E ja asht e zoja sa shtatë burra
ja s’asht kund.

E kështu, mbi shpinën e kësaj grues
që s’asht kund
u rrit nji komb – rrnoftë i gzuem –
nën hijen e nji përralle
e cila këtu
në pikën teme sot merr fund.

Mue më mjafton grueja
e zoja sa fjala e vet
për me e ndi, për me e pa
për me e nderu, e me e ngu
kur ajo flet.
Për nji faqe burrë, shtatë faqe gra
asht historia e vërtetë.

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

“MBAS FESTAVE”, POEZI NGA JULIO CORTAZAR

Julio Cortazar: Mbas festave

E kur të gjithë largoheshin,
mbeteshim ne të dy
mes gotave boshe e tavllave të ndyta,
sa bukur ishte, me e ditë, që ishe aty
si një rrjedhë e palëvizshme,
vetëm me mue, në buzë të natës
që zgjatte.
Ishe ma shumë se koha,
ishe ajo që nuk ikte,
sepse i njëjti jastëk,
e njëjta ngrohtësi
kishte me na thirrë prapë
për më zgjue ditën e re
së bashku , të qeshun e…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult