Edhe Bebe Rexha debuton si aktore, pjesë e filmit “Queenpins”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, pritet të debutojë në rolin e aktores në filmin “Queenpins”. Ajo do të aktroj përkrah aktorëve të famshëm si: Kristen Bell, KirbyHowell-Baptiste, Paul Walter Hauser, dhe Vince Vaughn, ndërsa ajo është shprehur se ndjehet tejet e entuziazmuar.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjetin social Twitter duke shpërndarë trajlerin e filmit dhe një mbishkrim.

“Jam e entuziazmuar të shpërndajë debutimin tim në filmin ‘Queenpins’, përkrah Kristen Bell, KirbyHowell-Baptiste, Paul Walter Hauser, dhe Vince Vaughn. Filmi është drejtuar dhe shkruar nga Aron Gaudet dhe Gita Paullapilly”, ka shkruar ajo, transmeton ‘diasporashqiptare.al’.

Filmi parashihet të shfaqet premierë në kinema në shtator të këtij viti.

Ndërkohë, është bërë e ditur se edhe Dua Lipa do të bëhet pjesë e filmit triler “Argylle”, ku do të debutojë për herë të parë si aktore, duke dëshmuar se talenti i vajzave shqiptare vjen në forma të ndryshme por tejet të veçanta.

LEXO EDHE: Dua Lipa për herë të parë në rolin e aktores në filmin “Argylle”