Edhe Blendi Fevziu i ka disa fjalë për Big Brother: “Ja pse po shikohet”

fevziu

Gazetari dhe publicisti nga Shqipëria, Blendi Fevziu, ka thënë se shikueshmëria kaq e madhe e shout televiziv “Big Brother” vjen si pasojë e arsimit jocilësor të shqiptarëve.

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu tha se nuk e ndjekë këtë program, pasi nuk ka kohë, dhe deklaroi se fama e këtij shou është si pasojë e mungesës së shkollave dhe arsimit të mirëfilltë.

“Unë Big Brother-in nuk e njoh si koncept, nuk e kam parë asnjëherë dhe nuk e di si funksionon. Nuk kam shumë kohë për t’i parë.

Mundohem të lexoj, të shoh dokumentarë apo të udhëtoj. Por, ne kemi një problem tjetër.

Ne kemi problem qe 33 vjet pas rrëzimit të komunizmit, kemi një keqkuptim të madh në raport me arsimin. Në vitet e komunizmit, kishte një hierarki të shkollës. Prindërit të thoshin bëhu me shkollë, se shkolla është shpëtim.

Mësuesi ishte personazhi më i rëndësishëm në çdo fshat të Shqipërisë. Ky ishte kulti i arsimit që shqiptarët e krijuan falë Rilindjes Kombëtare. Ishte miti i Rilindjes Kombëtare. Pas viti 1990 u përmbys kjo hierarki vlerash.

Për fat të keq, krijuam një shoqëri, që paratë që gjen, ndërkohë që nëna e vetë punon, shkon blen Mercedes”, tha Fevziu.

Më tej, ai ka folur për rëndësinë që kishte arsimi gjatë historisë tek shqiptarët.

“Pas viteve 1990, u përmbys kjo hierarki, për fat të keq. Ne krijuam një shoqëri që ka një ndër sistemet arsimore më jo cilësorë në rajon, nuk kemi vlerë të shkollës”, u shpreh Fevziu, duke treguar edhe përvojën e tij nga takimet me nxënësit”, tha ai.

Tutje, Fevziu e specifikoi se formati BB, nga shqiptarët shikohet në këtë masë kaq të madhe për shkak të nivelit të ulët të arsimit që kanë.

“Ajo që më bie në sy (nga takimet me nxënësit e gjimnazeve apo universiteteve) është se ka nxënës të mirë, sidomos nxënës të shkollave të mesme, por këta nisen jashtë. Pjesa tjetër e të rinjve kanë si model njerëzit e botës së krimit…

Kur ti sheh se këta persona i konsiderojnë njerëz të zotë, (ndërkohë që ai) është i zoti në shkeljen e ligjit dhe kjo zotësi nuk ka funksionuar në botë, sepse bota nuk do të ishte kjo.

Nuk ka asnjë vend në botë ku dominon pjesa e keqe mbi të mirën dhe ky vend është i zhvilluar. “Kështu që, në këtë aspekt, ne kemi një problem thelbësor me shkollimin, me mënyrën se si po e ndërtojmë të ardhmen e fëmijëve tanë dhe nga ana tjetër, ne kemi një përgjegjësi të madhe për produktin e një shoqërie, që të paktën unë vetë e kam menduar para 30 viteve”, tha ai, duke theksuar se arsyeja kryesore se pse njerëzit “shpenzojnë” kohën duke parë “Big Brother” dhe formate të ngjashme, për shkak të nivelit të ulët të arsimit”, tha Fevziu./nacionale

ObserverKult


blendi fevziu 1

Lexo edhe:

BLENDI FEVZIU BËN DENONCIMIN: FOTOT E MIA PO PËRDOREN PËR TË JOSHUR FEMRAT BRAZILIANE…

Blendi Fevziu është përballur së fundmi me një situatë aspak të këndshme.

Një mjek nga Brazili e ka njoftuar se fotot e tij po keqpërdoren nga dikush në Brazil i cili shtiret si i pasur dhe kërkon grua.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult