Edhe kur të copëtojnë në mijëra pjesë, qëndro i fortë!

gio evan

Nëse ke kaluar një ditë jo fort të këndshme dhe ke nevojë për pak motivim, atëherë je në artikullin e duhur. Është ky një tekst motivues nga Gio Evan, shkrimtar dhe poet i njohur italian, që njiheti për këtë tip shkrimi .

Ja çfarë thotë ai:

“Ti je i fortë, sepse edhe kur bie, di të biesh në mënyrën e duhur. Bie dhe i thyen të gjitha, përveç ëndrrave. Ëndrrat e tua nuk thyhen asnjëherë. Ti u ke mësuar atyre se si të qëndrojnë gjithmonë në këmbë. Ti je i fortë, sepse rrëzohesh, thyhesh, zbehesh, përkulesh, ama nuk e lëshon kurrë veten. Ti je i fortë, sepse arrin ta kontrollosh çdo moment. Ti arrin të dallosh zgjedhjet e duhura nga ato të gabuarat.

Kur bota nuk është argëtuese, ti e gjen përherë një mënyrë për ta argëtuar botën. Je i fortë, sepse atë që të tjerët e quajnë konsumim, ti e quan vetëpërmirësim. Dhe kur bota të rrëzojë e të copëtojë në mijëra pjesë, ti në heshtje do ta ngjisësh çdo pjesë dhe do të fillosh të ecësh me këmbët në tokë dhe me kokën nga qielli”, thotë Gio Evan.

Je i fortë, sepse kërkon ndihmë atëherë kur duhet. Ti nuk ia kthen asnjëherë shpinën diellit. Edhe kur e bën diçka të tillë, e bën për t’i dhënë një dorë hënës. Je i fortë, sepse di ta bësh gjithçka mirë edhe i vetëm”, thekson ai.

ObserverKult

Lexo edhe:

TË KACAFYTESH ME RREZIKUN, APO T’IA MBATHËSH?