Edhe në sjelljet më intime luajmë role të paracaktuara nga shoqëria!

njeriu

Njeriu identifikohet përmes rolit të cilit është i detyruar të luajë: babë, bir, zotëri, punëtor, drejtues, intelektual, guru, dinak, budalla, i fortë, i dobët, etj. Për secilin prej këtyre roleve ekzistojnë sjelljet në shoqëri; veshjet, mënyrat e të menduarit dhe të të shprehurit, të cilave secili i përshtatet pavetëdijshëm. Dhe kështu ne nuk jemi kurrë individë autentikë, por imitues të vërtetë: imitojmë modele dhe stereotipe të prodhuara nga shoqëria në të cilën jetojmë. Edhe në sjelljet më intime, në realitet luajmë role të paracaktuara. Ndotja e mendjes sonë është shumë e gjerë.

Duhet të mësojmë të themi të vërtetën, por për të thënë të vërtetën, duhet të jemi të aftë të njohim se çfarë është e vërteta dhe çfarë është gënjeshtra, veçanërisht në vetën tonë!

G. I. Gurdjieff

Në shqip: Leonora Buçinca

ObserverKult

Lexo edhe:

Paulo Coelho: Pse disa dorëzohen pa u menduar dy herë?

Thënie nga John Lennon: Krejt çfarë ju duhet është dashuria