Paulo Coelho: Pse disa dorëzohen pa u menduar dy herë?

dhimbjen të dua paulo coelho thenie proze observerkult

“…Askush nuk dëshiron që jeta e vet të vërtitet nëpër kaos. Prandaj shumë njerëz këtë kërcënim e mbajnë nën kontroll, dhe në njëfarë mënyre janë në gjendje ta mbajnë një shtëpi ose një strukturë e cila veçse është e kalbur. Ata janë inxhinierë të zëvendësimit.

Të tjerët e mendojnë pikërisht të kundërtën: ata e dorëzojnë veten pa menduar dy herë, duke shpresuar se në pasion do t’i gjejnë zgjidhjet për të gjitha problemet e tyre.

Ata e bëjnë tjetrin përgjegjës për lumturinë e tyre dhe e fajësojnë për palumturinë e mundshme. Ata ose janë euforik, sepse diçka e mrekullueshme u ka ndodhur, ose bien në depresion, sepse diçka e papritur ka shkatërruar gjithçka.

Ta mbash pasionin në krahë, apo t’i dorëzohesh atij verbërisht – cila nga këto qëndrime është më pak rrënuese?

Nuk e di!…

(Fragment i shkëputur nga libri Paulo Coelho: Njëmbëdhjetë minuta)

ObserverKult


Lexo edhe:

FATMIR R. GJATA: RA BUST I DIKTATORIT