Edhe një çmim kryesor për Yllka Gashin, triumfon në këtë Festival

Yllka Gashi e ka marrë çmimin si aktorja më e mirë në rol kryesor në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Scottsdale të Arizonës.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të filmit “Zgjoi” në rrjetin social Facebook, përcjell Klankosova.tv.

Ky është çmimi i tretë i Gashit për portretizimin e Fahrije Hotit, që erdhi disa ditë pas çmimit si aktorja më e mirë në Festivalin Spanjoll “Seminci”.

LEXO EDHE: YLLKA GASHI, AKTORJA MË E MIRË NË FESTIVALIN E FILMIT NË SPANJË

Yllka Gashi është shpallur fituese e çmimit për aktoren më të mirë, në Festivalin e Filmit në Valladolid.

Gashi ka fituar këtë çmim për rolin e saj në filmin “Zgjoi”. Film ky i realizuar nën regjinë e Blerta Bashollit, transmeton ‘gazetaexpress’.

Ndërkaq, lajmi u bë i ditur nga aktorja Adriana Matoshi. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, e cila së bashku me njoftimin për çmimin e fituar, kishte shkruar:

“Një çmim i meritum për Yllka Gashi në një festival të madh.
Aktorja më e mirë e Festivalit International ‘Seminci’, Yllka me rolin e saj i tregoj botës, historinë e trishtë të zonjës Fahrije Hoti.
Urime Yllka e ky është vetëm një fillim për sukseset e tua në vazhdim”.

———————————————-

LEXO EDHE: VARIETY: ‘ZGJOI’, NJË HISTORI E NJOHUR E KËMBËNGULJES PËRBALLË PATRIARKATIT

Një grua kosovare, në harresë që kur burri i saj u zhduk në luftë. Fillon një sipërmarrje biznesi përkundër mosmiratimit të përhapur nga burrat.

Lufta në Kosovë përfundoi më 1999, por për shumë familje, humbjet. Dhe asgjësimet krijuan konflikt që zgjati thellë në shekullin e ri, duke bërë jehonë deri më sot, shkruan Variety.

Ky truizëm i zymtë siguron sfondin e filmit debutues solid dhe me mendje të kthjellët të Blerta Bashollit, “Zgjoi”, i cili nxjerr një histori të jetës reale. Të këmbënguljes kundër paragjykimeve të pakapërcyeshme për shtresat e vogla të rehatisë dhe shpresës që mund të japë…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU