Nga sot, nëpër librari do të mund t’i gjeni edhe pesë libra të tjerë të kolanës “SAFO”, të Shtëpisë Botuese “Bard Books”.
Kolana Safo që u kushtohet vetëm poeteshave shqiptare me kuratore Donika Dabishevcin, pasurohet me antologjitë personale: “Gabimi i shisave” nga Dije Demiri Frangu, “Bima ime e kuqe” nga Flora Brovina, “Guxo mos më duaj prapë” nga Rita Petro, “Po të due unë” nga Arjola Zadrima dhe “Zoti më dashuron mua”, nga Sibel Halimi .
Kolana “SAFO” ka për qëllim publikimin dhe promovimin e poeteshave shqiptare, nëpërmjet përzgjedhjes së 50 poezive të secilës prej tyre, duke i dhënë kështu librit, karakterin e një antologjie personale.
Më parë në këtë kolanë janë botuar librat e Donika Dabishevcit, Ledia Dushit, Ilire Zajmit, Manjola Brahajt dhe Lindita Ahmetit.
ObserverKult
Lexo edhe: