Edhe sivjet po mbahet Festivali Ndërkombëtar i Vokalit në Prishtinë

Është hapur edicioni i 6-të i Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit në Prishtinë. Ky festival u hap me mexosopranon Flaka Goranci dhe ansamblin PriModern të drejtuar nga maestro Kushtrim Gashi.

Sikurse edhe edicionet e kaluara, edhe këtë vit ky festival është realizuar me qëllim të inkurajimit të krijuesve të rinj, duke hapur thirrjen për kompozitorë dhe duke i ftuar të shpalosin veprat e tyre. Krijuesit e rinj veprat e tyre i paraqitën para jurisë profesionale të përbërë nga Kushtrim Gashi, kompozitor dhe dirigjent, Lukas Grossmann, kompozitor, Manfredo Gambino, muzikolog, të cilët shpërblyen Dea Ahmën dhe Ersan Januzin.

Në hapje të festivalit ishin të pranishëm ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ambasadori gjerman, Joern Rohde dhe përfaqësues të ambasadave të Zvicrës, Francës, Suedisë dhe Belgjikës.

Ndryshe, ky festival u  mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./ObserverKult


Mbyllet teatri
Foto ilustrim

Lexo edhe:

FILLOI FESTIVALI NDËRKOMBËTAR “SKUPI FESTIVAL”, PËR 5 DITË DO TË KETË SHFAQJE NGA 5 SHTETE

Skupi Festival” këtë vit sjell program të larmishëm me shfaqje nga 5 shtete, të cilat do t’i prezantohen publikut artdashës. Këtë vit festivalin do ta hap shfaqja “Arbëri” e teatrit “ODA” . Me regjisor dhe autor Lirak Çelaj.

Përzgjedhjet e këtij edicioni të 17-të vijnë nga Kosova, Turqia, Franca, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, si dhe performanca e cila do të prodhohet nga workshopi i organizuar mbi temën “Shtrëngatë dhe zhbirim”. Kjo nga regjisorja, Tea Begovska.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult