Këngëtarja, Xhensila Myrtezaj, ka thënë në emisionin Natë Vere në T7 se këngëtari serb, Goran Bregoviq, nuk është dashur të ftohet në Festivalin e Birrës në Korçë.
Ajo thotë se ka mjaftueshëm artistë tjerë që ka mundur të ftoheshin.
“Sot kam dëgjuar për këtë lajm. Mendoj se ka shumë artistë edhe më të mirë për të ftuar. Ajo çka i ka ndodhur Kosovës ka qenë një gjenocid e madh. Sigurisht se muzika është universale po në momentin se dikush ka manifestuar armiqësi me motrën tënde, pasi Kosova është motra e Shqipërisë, është tepruar. Mendoj se ka mundur të ketë artistë tjerë që do mund të performonin”, ka thënë ajo.