Edi Rama e quajti “komunisti që i duhet Akademisë”/ Gjinushi: Ishte një nga skeptikët, u bë pozitiv…

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku e ka quajtur drejtuesin e këtij institucioni si komunist. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Gjinushi, iu përgjigj kësaj deklarate, ndërsa theksoi se Edi Rama sot ka ndërruar opinion mbi punën e Akademisë së Shkencave.

-Kryeministri u ka quajtur me mburrje “komunisti” që nuk është rastësi që po drejtoni projektet e mëdha. Ju e pranoni këtë lloj lavdërimi?

-Rama ka pasur këtë bindje që akademia e mëparshme shkëlqente, dhe kjo e sotmja është zbehur. Por kjo zbehja është dhe shkak i heqjes së këtyre instituteve. Është si një pemë që i pret rrënjët dhe thua pse po thahet. Me këtë reformë që nisëm Rama, një nga më skeptikët, u bë pozitiv. Kjo reformë sjell ringritje, ngritje të veprimtarisë së Akademisë. Rama tha “çuditërisht edhe këtu u desh një i asaj kohe”. Dmth që të mëparshmit janë më të suksesshëm se ata të sotmit.

-Ka të pakënaqur tani që janë kundër?

-Kemi një që ka qenë, është dhe do të jetë, por të tjerë jo.

-Deri kur mendoni se do ta drejtoni Akademinë e Shkencave?

-Nëse ndryshimet ligjore do të ishin të lidhur me emrin, do bëheshin që në fillim. Do ta drejtoj deri kur Asambleja të ma japë këtë besim./gazetatema

ObserverKult


Lexo edhe:

ALBANOLOGJIA DREJT MBYLLJES? STUDIUESIT: AKT I RËNDË ANTIKOMBËTAR… NISMA, PËR INTERESAT E GJINUSHIT

Akademia e studimeve albanologjike po shkon drejt shkrirjes. Alarmin e kanë dhënë vetë studiuesit pasi janë njohur me projektvendimin për mbylljen e Akademisë dhe riogranizimin e instituteve.

Sipas tyre, kjo nismë bie ndesh me ligjin e Arsimit të Lartë dhe se bëhet për interesat e kryetarit të Skënder Gjinushi.

Albanologët thonë se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult