Projekti i Muzeut ‘’Besa’’ në Tiranë është përzgjedhur për të qenë pjesë e listës së finalistëve kandidatë për trofeun e kompeticionit “World Architecture Festival” duke konkuruar kështu me emrat më të mëdhenj të arkitekturës në botë.
Lajmin e dha kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili u shpreh se, ky muze do të ruajë për brezat një pasqyrë të artë të shqiptarisë, atë të shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe do t’u ofrojë të gjithëve një hapësirë opinionesh, debatesh, shprehjesh artistike e kulturore mbi tolerancën, solidaritetin dhe humanizmin.
Studioja arkitekturore nga Zvicra, “Oppenheim Architecture” është fituese e projektit për ndërtimin e Muzeut “Besa”, që i kushtohet historisë së lavdishme të shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, por jo vetëm.
Muzeu i “Besës” është i lidhur shpirtërisht me Muzeun Hebraik në Vlorë. Ndërtimi i tij përbën një sfidë pasi nga njëra anë bëhet fjalë për restaurimin e muzealizimin e një godine historike në zemër të Tiranës, por njëkohësisht duhet të flasë me zërin e kohës./ATSH
ObserverKult
Lexo edhe:
DËSHMI E RRALLË: KADARE KRITIKOI AGOLLIN, DRITËROI I PËRGJIGJEJ KËSHTU…