Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, së fundmi ka publikuar një foto nga plazhi i Sarandës ku duken njerëz të shtrirë mbi peshqirë pa shezlongë.
Rama përmes kësaj fotografie në Facebook ka kujtuar kohët e vjetra kur të gjithë shfrytëzonin bukurinë e natyrës. E kjo pa pasur nevojë për t’u zënë për një vend për të qëndruar.
“Sarandë si njëherë e një kohë, kur shtriheshim mbi rërë dhe nuk ziheshim për poltrona edhe në plazh.” – ka shkruar Rama.
ObserverKult
Lexo edhe:
EDI RAMA FTON NDJEKËSIT NË RRJETET SOCIALE: KUSH E GJEN SE PËR ÇFARË PO NDËRTOHET GODINA, FITON SHPËRBLIM
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikoi në rrjete sociale, foto të një investimi modern që po shkon drejt përfundimit të punimeve. teksa ftoi ndjekësit që ta gjejnë se për çfarë po ndërtohet godina në Tiranë?
Rama shkroi se, kush përgjigjet saktë mund të kërkojë bluzën e firmosur të futbollistit që do të donin ose diskun e firmosur të kujt këngëtareje të dojë.
“Kjo godinë mbreslënëse po ndërtohet në Tiranë. Kush do ta gjejë për çfarë do të shërbejë, le të kërkojë bluzën e firmosur të kujt futbollisti të dojë. Ose diskun e firmosur të kujt këngëtareje të dojë. Keni kohë deri në mesnatë”, shkroi Rama.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
EDI RAMA E QUAJTI “KOMUNISTI QË I DUHET AKADEMISË”/ GJINUSHI: ISHTE NJË NGA SKEPTIKËT, U BË POZITIV…
Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku e ka quajtur drejtuesin e këtij institucioni si komunist. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Gjinushi, iu përgjigj kësaj deklarate, ndërsa theksoi se Edi Rama sot ka ndërruar opinion mbi punën e Akademisë së Shkencave.
-Kryeministri u ka quajtur me mburrje “komunisti” që nuk është rastësi që po drejtoni projektet e mëdha. Ju e pranoni këtë lloj lavdërimi?
-Rama ka pasur këtë bindje që akademia e mëparshme shkëlqente, dhe kjo e sotmja është zbehur. Por kjo zbehja është dhe shkak i heqjes së këtyre instituteve. Është si një pemë që i pret rrënjët dhe thua pse po thahet. Me këtë reformë që nisëm Rama, një nga më skeptikët, u bë pozitiv. Kjo reformë sjell ringritje, ngritje të veprimtarisë së Akademisë. Rama tha “çuditërisht edhe këtu u desh një i asaj kohe”. Dmth që të mëparshmit janë më të suksesshëm se ata të sotmit.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult