Edi Shukriu: Përtej vetes

Përtej vetes me flatra ngrihem
zdirgjem errësirave të ferrit

nga thellësitë e kohës
njomem e ngopem me urtësi
e rrënjët kalben
thera shkurre e egërsirë ngel
shçirrem pa frymë sy zgurdulloj

përtej vetes me flatra ngrihem
se si më rrëmben marri e kohës.