Edis Galushi: Në sokak ka jetë

Gjithë ato rrotullime majtas-djathtas,
kurdisje të orëve,
rikujtimet: “A i fike dritat kur dole”?
fotografitë e mbetura në dollap që humbemi në ta,
dëshira për t’u bashkuar;
fjalia “Ah, sikur të ishe këtu”,
po kanë më shumë kuptim në rini.

Marrja e dhuratës më të bukur në botë,
gabimet më të mëdha në botë,
po kanë më shumë kuptim në rini.

Në rini shuhet dëshira ndaj përjetësisë.
Në rini kuptohet se jeta qenka vetëm grumbullim i kujtimeve.
Ky qytet kurrë nuk e kuptoi se sokaqet e tij janë vetëm mashtrim.

Me bërtit: “Në sokak ka jetë, në sokak ka jetë”,
ka kuptim vetëm në fëmijëri.

LEXO EDHE: Edis Galushi: Erdha…!