Ypi: Si ndodhi shtrembërimi katastrofik i surratit të shqiptarit?


Nga: Edison Ypi

Surrati i spiunit, surrati i sekretarit, surrati i komshiut, surrati i drejtorit, surrati i kolegut, surrati i pedagogut, surrati i punëtorit, surrati i kunatit, surrati i baxhanakut, surrati i vjehrrit, surrati i shokut të ushtrisë, surrati i shokut të zborrit, këta dhe të tjerë surretër shqiptarësh, cilësoheshin surrat qen, surrat derr, surrat majmun, surrat gjarpër, surrat skuth.

Shtrembërimi katastrofik i surratit të shqiptarit ndodhi si produkt i marrëdhënies së atij surrati me një send, me një makinë, me një automobil të vogël rus që edhe pse ishte pikërisht e kundërta e të qeshurës quhej Gaz.

Gazi i drejtorit, Gazi i sekretarit, gazi i shokut Kadri, Gazi i shokut Hekuran, gazi i shokut Pilo, ishin nga gazat më të njohur.

Gazi nuk ishte projektuar për shokun Mehmet as për shokun Simon apo shokun Manush, por për tjetër gjë, për ndjekje, arrestime, internime.

Tmerri i rrugëve, rrugicave, lagjeve, fshatrave, ishte gazi i Degës.
“Erdhi Gazi” ! tmerronte të madh e të vogël.
Gazi të dilte përpara si ujk, të kalonte anash si dhelpër, të vinte nga mbrapa si zagar.

Gazi kalonte dhe frenonte zhurmshëm edhe pa ndonjë shkak të dukshëm, vetëm për tu kallur datën surretërve që Gazin e kishin frikë, madje e nderonin.
Misteri i shfytyrimit monstruoz të surratit të shqiptarit, pra spiunave, servilave, sahanlëpirësve, zorraxhinjve, dhe të gjithë edepsëzëve të tjerë, nuk mund të kuptohet pa kqyrur si duhet surratin e Gazit.

Me parafango, fenera, xhama, llamarina, pasqyra, goma, surrat kafsha, surrat bisha, surrat vrasësi, surrat krimineli, e gjithë pështirosja njerëzore, egërsia, ftohtësia, ligësia, memecllëku, budallallëku, tuhafllëku, turpi, llumi, mungesa e stilit, mungesa e elegancës, mungesa e finesës, ishin në surratin e përbindëshit metalik, Gaz-it.
Surrati i Gazit të dhunës dhe surrati i shqiptarit të keq jepnin e merrnin për ti ngjarë njëri-tjetrin.

Njerëzit normalë i largoheshin Gazit.
Për ti bishtnuar rrezikut të ngjajshmërisë, njerëzit normalë Gaz-it i largoheshin.
Zagarët që nuk e kishin problem se surrati u bëhej si i Gazit, i afroheshin.
Jo pak shqiptarë ranë në dashuri me Gazin si me xhelatin. Me kalimin e kohës surrati i shqiptarit u bë si surrati i Gazit të Rusisë dhe vetë shqiptari u bë si Gazi i botës.

Që një popull i tërë të binte në dashuri me një makinë, dhe ta linte surratin e vet të bëhej si surrati i asaj makine, kjo vetëm në Shqipëri ka ndodhur.
Ka sot plot shqiptarë me surrat aq të deformuar sa Mitsubishin ose Fordin e Komisariatit të Policisë e quajnë Gazi i Degës.

Kur brezat e ardhshëm ta shohin Gazin në ndonjë muze, të habitur dhe të dëshpëruar do thonë;
Prandaj s’bëjmë hajër ne surratbaltat. Gjyshat dhe gjyshet na i paska përdhunuar Gazi. Qenkemi kopilat e një makine.

ObserverKult

————-

miqve edison ypi rrejn sigurimi
Edison Ypi

Lexo edhe:

YPI: USHTARI TË LEJOHET TË MBAJË ME VETE FOTOGRAFINË E TË DASHURËS…

Nga: Edison Ypi

Udhëtimet të bëhen vetëm me tren me qymur me lokomotivë të zezë që bën çuf-çuf. Treni të ndalojë në çdo stacion. Pamja e stacionit kur treni ka ikur është një rrënqethje estetike e pakonkurueshme.

Më të shijshmit e stacioneve janë ata ku as hypën as zbret kush, ata ku treni kur ndal qan, kur niset vajton. Të vetmet përshëndetje lamtumire që lejohen në stacionet e trenave janë ato me psherëtima, shami qurrash që valavitet, lot.

Selfiet të dënohen me rrjepje lëkure, varje në litar, ose pushkatim në vend pa gjyq.
Romanet të shkruhen me penë e bojë dhe të lexohen ulur në karrike pranë dritares me vështrimin larg në horizont dhe një gotë verë në pravaz.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


donika dabishevci

DONIKA DABISHEVCI: VAJI I NJI FMIJE T’BRAKTISUN

A e dini çka është nji simfoni tmerrësisht e trishtë nate pa hanë?
Është kapërthurja e vajit t’nji bebe t’gjuejtun si pleh skej kontejneri
me kuisjen e do qenve që munohen me i ba hall.
Edhe ata t’braktisun. T’pastrehë. T’shqelmuem nga jeta.
Me t’tynen e ledhatojnë beben, tuj ja knu nji ninananë qensh.
Diqysh si Mouglit kafshtë e egra n’xhungël. Përrallë ajo.
Ama, që hjeka i bashkon shpirtnat, poget ka diçka ktu!

A e dini çka është nji lehtësim shpirti mizor?
Diçka si ndjesia e t’çliruemit t’atyne që m’kanë ngjizë.
Ai çasti kur bajnë ohaaa, tuj u përvjedhë hajnisht sokaqeve,
n’adrenalinën e lezetit që e shporrën nji problem prej asaj myk jete. T’poshtreje.
Jo turlifar problemi ama. Por diçka që përmblidhet diqysh me nifar dialogu si:
-S’muj abortoj, është vonë tha doktori…çka me ba tash? …

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult