Edit Piaf: Himn për dashurinë (teksti dhe kënga)

Qielli i kaltër mund t’plaset mbi ne
E toka edhe mund t’shembet
Pak rëndësi, përderisa ti m’do
S’më bëhet vonë për gjithë botën

Për sa kohë dashuria do t’përmbyt mëngjeset e mia
Për sa kohë trupi im do t’rrënqethet nën duart tua
Pak rëndësi për problemet
Dashnia ime, meqë ti m’do

Do t’shkoj deri n’fund t’botës
Do t’ngjyhem n’bionde
Nëse ti ma kërkon

Do t’kap hënën
Do t’vjedh pasuri
Nëse ti ma kërkon

Do t’mohoj atdheun tim
Do t’mohoj miqtë e mi
Nëse ti ma kërkon

Mund t’qeshin me mua
Do t’bëj gjithçka
Nëse ti ma kërkon

Nëse një ditë jeta t’shkëput nga unë
Nëse ti vdes, qofsh larg meje
Pak rëndësi, përderisa ti m’do
Sepse edhe unë do t’vdes

E do t’kemi përjetësinë për neve
Në kaltërsinë e tërë pafundësisë
Atje n’qiell, pa probleme
Dashnia ime, mendon se duhemi ?

Zoti bashkon ata që duhen!

Përktheu: Çlirim Lazaj