
Sa më dhemb drita jote
Thellë e më thellë në sy,
Përpëlitem unë kësaj bote
Pranë teje për ty pa ty.
Zëri yt sa më dhemb
Kryq e tërthor në shpirt,
Heshtjen tënde e kam gjemb
që jetën ma gërvisht.
E ardhmja jote më sëmbon
Deri në çmenduri ,
Prej saj pres herët a vonë
Vdekjen me diell të zi.