Pranë ty,
në sytë e njerëzve nuk jemi dy.
Një trup i vetëm lëviz në turmë
pa Muhametin pranë që mund të krijonte zhurmë
rreth të krishterëve me Jezusin bari
dhe Budës ulur këmbëkryq i veshur në flori,
Dëshmitarët e Jehovait që, pa ftuar të hyjnë në shtëpi.
Në tufë, ujku bën kërdi.
Dy njerëz në një trup të vetëm,
hyjnë në pyll dhe zgjedhin lisin e drejtë për një letër
dhe shkruajnë pak fjalë:
Në këtë shtëpi, kam jetuar unë për ty,
dhe ti për mua ke qenë Zot;
unë, xhamia apo kisha e madhe sa një lot.
Hyje dhe ndizje puthjen e fshehur në sy.
Mësuam aty brenda se si shkruhet fjala Dashuri.
Letrën e mori era
dhe ditët u ngatëruan njëra me tjetrën, erdhi Pranvera.