Dashuria nuk na bën të qeshim kur arrin në thellësinë më të madhe të udhëtimit të saj, apo në kulmin e fluturimit të saj: në më të thellin, në më të lartin fluturim, na shkul rënkime dhe ofshama, zëra dhimbjeje, pa le të jetë edhe dhimbje ngazëlluese, se, po ta mendosh mirë, nuk ka asgjë të çuditshme në të, sepse të lindësh është një gëzim që dhemb.
“Vdekje e vogël”, e quajnë në Francë kulmin e përqafimit, i cili, duke na copëtuar, na bashkon, duke na humbur na gjen dhe duke na dhënë fund na fillon.
“Vdekje e vogël”, e quajnë; por e madhe, shumë e madhe duhet të jetë, nëse duke na vrarë, na lind.
Përktheu: Bajram Karabolli