Ekspozita “S’du me t’pa, du me t’ndie” e Fahredin Spahisë (Video)

Në Galerinë e Arteve në Ferizaj, është hapur ekspozita e mjeshtrit të fotografisë, Fahredin Spahija “S’du me t’pa, du me t’ndie” , me 60 fotografi, shumica nga cikli i nudove, të realizuara gjatë 20 vjetëve të fundit të artistit.

“S’du me t’pa, du me t’ndie” është hapur më 8 shtator dhe adhuruesit e fotografisë do të kenë mundësinë që për 2 javë ta vizitojnë ekspozitën në Galerinë e Arteve në Ferizaj.

Për më shumë ju ftojmë ta ndiqni ceremoninë e hapjes së ekspozitës në videon e bashkëngjitur.

ObserverKult