Ekspozitë në ObserverKult: Argenita Fetahu, piktore (Foto)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e saj artistike Argenita Fetahun e cila merret me pikturë, murale etj,…

Argenita Fetahu, ka përfunduar studimet Bachelor, në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, drejtimi-Pikturë dhe po ashtu i përfundoi edhe studimet Master, në klasën e profesoreshës Zake Prelvukaj.

Ajo u bë e njohur si një muraliste, ndërsa muralet e Argenitës gjenden në shumë kafene, dyqane e ambiente të shtëpive.

Fetahu njihet për aftësitë në vizatim, ilustrime, punime me skica, me materiale,
pikturime të prapavijave skenike, muraleve, portreteve për filma dhe produksione televizive, punime artistike me qelq, gdhendje dhe gravura, ilustrime dhe ngjyrosje në materiale si gurë, qelq, pëlhurë, dru etj.

Ajo ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme kolektive dhe ngjarje kulturore në vend dhe jashtë vendit.

Ndër të tjera ajo botoi dhe një libër ilustrimi: “The stars are sparkling” -Yjet po ndriçojnë,
Prishtinë, 2014.


Fetahu arriti të depërtojë në tregun ndërkombëtar me veprat “ARGENITASE”, ku ishte fituese e shumë çmimeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ajo u vlerësua dhe u ftua të jetë pjesë e shumë ekspozitave në shumë vende siç janë Egjipti, India, Norvegjia, Meksika, Nju Jorku, Anglia, Franca etj.

Po ashtu ajo ishte pjesë e jurisë në Indi dhe Bangladesh si dhe u ftua të jetë pjesë e prezantimit ndërkombëtar në një konferencë virtuale për muzetë në Pakistan.

Ekspozita vetanake

  • 2017 “Koha, përjetimi emocional” Prishtinë
  • 2018 “Përtej shqisave” Gjakovë
  • 2020 “Përtej shqisave” Prishtinë
  • 2020 “Zervas Art” & “Club UNESCO of Achaia” Greqi
  • 2022 “Përtej Kohës” Shkodër

Ekspozitat kolektive

  • 2021 “6th Paris Art Fair” Paris, Francë
  • 2021 “6th Paris Art Fair” Paris, Francë
  • 2021 “London Art Biennale” Londër, Britani e Madhe
  • 2021 “Climate changes in Arctic and Antarctic”
  • “Life, cold, lights, sun and richness”, Norvegji
  • 2021 “Aldau ART & sculpture” Hurghada, Egjipt
  • 2021 “Women’s Month” Guayaquil, Ekuador
  • 2021 “World Moon Light”, Siri
  • 2021 “Rebirth” Londër, Britani e Madhe
  • 2021 “2ND International Art Festival” Asonsol, West Bengal, Indi
  • 2021 “International virtual Art exhibition” Meksikë
  • 2021 “28 Nëntori – Dita e Flamurit” Gjakovë, Kosovë
  • 2020 “ART A REFLECTION OF TIME” Tajlandë
  • 2020 “4 Rajeshwari Kala Mahotasva’20”, Indi
  • 2020 “World Art Youth Forum” Sharm Elsheikh, Egjipt
  • 2018 “Sunday Brunch” Prishtinë, Kosovë
  • 2018 “Beat Brunch” Prishtinë, Kosovë
  • 2018 “Mural Fest” Ferizaj, Kosovë
  • 2018 “8 Marsi – Dita e gruas” Ferizaj, Kosovë
  • 2018 “Çmimi Gursel Sylejmani” Ferizaj, Kosovë
  • 2018 “Escape to Landscapes” Mitrovicë, Kosovë
  • 2017 “1 në 1000” Prishtinë, Kosovë
  • 2017 “Muaji Artistik i Fakultetit të Arteve të bukura” Prishtinë, Kosovë
  • 2017 “Privatësia e shkelur” Prishtinë, Kosovë
  • 2017 “Flakadani i Karadakut” Viti, Kosovë
  • 2017 “Peace and Security” Prishtinë, Kosovë
  • 2017 “Ajo Beson” Gjakovë, Kosovë
  • 2016 “Ura me tri harqe” Prishtinë, Kosovë
  • 2016 “Net’rrjet IX-EXPOART” Prishtinë, Kosovë
  • 2016 “Art Symposium” Rahovec, Kosovë
  • 2016 “Gara e Artit Global” Prishtinë, Kosovë
  • 2016 “Shqipetarët nuk do të duhej të jenë refugjatë” Prishtinë, Kosovë
  • 2016 “Ura me tri harqe” Tiranë, Shqipëri
  • 2015 “Nënë Tereza” Prishtinë, Kosovë
  • 2015 “Ekspozitë në kuadër të Nënës Tereza” Prishtinë, Kosovë
  • 2015 “Girls of Kosovo” Prishtinë, Kosovë
  • 2015 “Infinity Art” Gjakovë, Kosovë
  • 2014 “Infinity Art” Prishtinë, Kosovë
  • 2014 “28 Nëntori” Prishtinë, Kosovë
  • 2014 “Java e filantropisë” Prishtinë, Kosovë
  • 2014 Kolonia e artistëve Podujevë, Kosovë
  • 2014 Ekspozita e fundvitit të studenteve Prishtinë, Kosovë
  • 2013 Ekspozita e fundvitit të studenteve Prishtinë, Kosovë
  • 2011 Ekspozita e gjimnazistëve Gjakovë, Kosovë

ObserverKult


Lexo edhe:

EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: IDEN TEMALI, FOTOGRAFE (FOTO)