Në Kosovë hapet ekspozita kolektive “I sing the body electric, the armies of those I love”

Qendra Barabar, Integra, dhe Casa kanë hapur së fundmi ekspozitën “I sing the body electric, the armies of those I love”, kuruar nga Vesa Sahatçiu.

Kjo ekspozitë qëllim parësor ka nxitjen dhe zhvillimin e artistëve në Kosovë duke krijuar kështu një mjedis për promovimin e punës së tyre.

“Bazuar në poezinë e Walt Whitman, ekspozita ka bërë bashkë më shumë se 20 artistë të rinj të cilët kanë vendosur në qendër të veprave të tyre “trupin”, duke na ftuar të reflektojmë mbi rëndësinë dhe kuptimin më të thellë të ekzistencës sonë fizike”, ka njoftuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale.  
Në hapje të ekspozitës ishin ministri Hajrulla Çeku, ministrja Albulena Haxhiu, artistë e artdashës të shumtë.

Ndryshe ekspozita e hapur në qendrën Barabar në Prishtinë do të qëndrojë e hapur deri më 31 tetor .

ObserverKult


Lexo edhe:

HAJRULLA ÇEKU DHE ELVA MARGARITI VIZITOJNË EKSPOZITËN E LUMTURI BLLOSHMIT

Ekspozita e parë retrospektive e artistes Lumturi Blloshmi (1944 – 2020) e cila i dedikohet jetës dhe veprimtarisë së artistes është hapur më 1 shtator në Galerinë Kombëtare të Kosovës derisa do të jetë e hapur deri më 15 tetor të këtij viti.

Këtë ekspozitë e kanë parë nga afër, së fundi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrulla Çeku dhe ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti.

Në shoqërimin e tyre ishin këshilltarët, Rozafa Imami dhe Andi Qinami, u.d. drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Alisa Gojani Berisha, dhe kuratorja Hana Halilaj. Kështu ka njoftuar Ministria e Kulturës përmes një njoftimi në Facebook.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


rexhep shahu
Rexhep Shahu

REXHEP SHAHU: GJITHMONË KAM DASHTË TË MË DUASH…

Unë kam dashtë gjithmonë të vallëzoj me ty
Të fluturoj brenda syve tu.

Gjithmonë kam qenë në ëndërr me ty
Mbi det në një vals të dridhshëm
Mbështetë në njëri-tjetrin
Deti s’më ka dashtë në fundin e tij
Më ka lënë të vallëzoj me ty.

Gjithmonë kam dashtë të më duash
Të më duash si unë ëndrrën me ty
Dhe shtjellën e ëndërrt që na ngre në qiell.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult