Ekspozitë në ObserverKult: Teuta Hoxha Imeri, piktore (Foto)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e saj artistike, piktoren Teuta Hoxha Imeri.

Teuta H. Imeri lindi më 17 shkurt 1986 në Strugë. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje-Strugë. Shkollimin e lartë e kreu në Shkup në Fakultetin e Artit,  dega – grafikë dhe masterin në Prishtinë.

Teuta jeton dhe vepron në Shkup.  Ajo për 13 vite ka punuar si mësimdhënëse në shkollën fillore ‘’Ismail Qemali’’ ku momentalisht është edhe drejtoreshë e këti institucioni.

Nga viti 2018 është pjesë e stafit organizativ të “’Simpoziumit Ndërkombëtar të Artit në Strugë’’

Nga viti 2017-2022 ka organizuar koloni të artit figurativë në kuadër të manifestimit kulturor ‘’Tingujt e Çarshisë’’- Shkup.

Gjithashtu ka qenë e inkuadruar edhe në shumë projekte brenda dhe jashtë vendit me puntori të ndryshme me nxënësit e shkollave fillore.

Edhe pse që dy vite punon si drejtoreshë, ajo siç e përmendëm më lart për shume vite arsimtare e artit në shkollës fillore ’ Ismail Qemali’’.

Fëmijët që mësojnë me të, prindërit dhe kolegët e njohin si mësuese, e aftë për të zgjuar talentin në shpirtin e një fëmije dhe të nxitë etjen për kreativitet.

Përmes veprave së saj artistike, ajo zhytet në thelbin e këtij udhëtimi introspektiv, duke zbuluar një vizion të ri artistik.

Me paletën shumëngjyrëshe si medium, Teuta eksploron spektrin e plotë të emocioneve njerëzore. Krahasimi i ngjyrave të gjalla me praninë e qëndrueshme të së zezës në çdo vepër arti shërben si një kujtesë e thellësisë dhe kompleksitetit të përvojës njerëzore.

Ekspozita personale:

2009-Galeria Nacionale- Shkup

2011-Qendra Informative Kulturore –QIK  Shkup

2011- Galeria Vangel  Koxomanov , Struga

2013-Qendra Informative Kulturore –QIK  Shkup

2014- Qendra Informative Kulturore –QIK  Sofje, Republika e Bullgarisë

2015-Galeria Kult, Gostivar

2017- MC Galeri- USA

2018- Qendra Informative Kulturore –QIK  Shkup

2020-Social Distacing Gallery- Tiranë, Republika e Shqipërisë

2021-Mala Stanica-Shkup

2023- Galeria e Arteve -Tetovë

Ekspozita Kolektive:

2007- Youth Cultural Center-Shkup

2008- Qendra kulturore -Struga

2008- Adolescent Artists -(World Bank and the Embassy of Sëitzerland)- Shkup

2008- 13th Biennale internacionale in graphic (miniature) Poloni

2009- 14th Biennale internacionale in graphic (miniature) Poland

2008- Tolerance – plakata (ekspozitë internacionale e Ballkanit)- Muzeu Bashkëkohor- Shkup

2010- QIK- Shkup

2011 -Cifte Amam, Shkup

2011- Qendra për kulturë -Gostivar

2012- Koco Racin, Skopje

2012- Qendra për Kulturë -Manastir

2013-  Qendra për Kulturë –Gostivar

ObserverKult


Ahmet Selmani
Ahmet Selmani

Lexo edhe:

AHMET SELMANI: STINA KUR SHPRESA VDES E PARA

(ose zotërat me dorashka të hekurta)

Ka stinë
kur shpresa nuk vdes e fundit
por e para
dhe njerëzit e dëshpëruar
nuk e varrosin atë
në qenien e tyre të plagosur
se kanë frikë
do të ngjajnë si varr i gjallë
por vetëm qajnë
mbi arkivolin e saj prej ajri
prapë duke jetuar me shpresën
e vdekur
për të dëshmuar se mund t’ia dalin
veç me një kothere buke

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult