Ekspozohen veprat e realizmit socialist nga “Qitësja” e Kristaq Ramës tek “Enver Hoxha” i Dhramit (VIDEO)

Pas mbylljes së gjatë që shkaktoi pandemia Covid 19, Galeria Kombëtare e Arteve ka çelur dyert për vizitorët.

Këto ditë vizitorët mund të vizitojnë koleksionin “Urimet më të mira për 1999-n” edhe ekspozitën “Durim Tiranë”.

Sipas kuratorëve, Nataša Ilić Adam Szymczyk, ekspozita “Durim Tiranë”, fsheh në vend që të tregojë veprat e saj, duke sjell si lëvizje të saj origjinale tërheqjen e përkohshme dhe jo shfaqjen e punimeve që kanë qenë të ekspozuara, duke ndryshuar konfigurimin, gjatë gjithë dekadës së fundit, ku veprat bashkëkohore qëndrojnë përballë veprave të realizuara gjatë regjimit komunist, që sundoi Enver Hoxha.

Ndërsa, në muajin qershor stafi i Galerisë Kombëtare të Arteve do të çel ekspozitën me skultura të autorëve shqiptarë. Këto skultura janë pjesë e fondit të gjerë me 5000 vepra, të realizuara para edhe gjatë realizmit socialist.

Në koleksion përfshihen vepra të periudhës së rilindjes kombëtare, por edhe të pavarësisë.

Ndërsa, fondin më të madh e përbëjnë skulpturat e  periudhës së realizmit socialist nga viti 1944 deri në ’90, si “Ndërtuesja e jetës së re” e Andrea Manos, “Nëna më fëmijë” apo “Enver Hoxha” i Muntaz Dhramit, “Qitësja” edhe Migjeni i Kristaq Ramës, edhe shumë të tjera.

Galeria Kombëtare e Arteve është hapur për të gjithë vizitorët./shqiptarja