Unë jam një det ku ti lundron
një anije kujtimesh mbushur plot
me copëza jete, ngjyra vjeshte të vonë
Ti je ai, tek unë ti jeton.
Mendime, ethe dhe zjarr si diell
si llavë e nxehtë në trup më përshkron
më flet me gjuhën e zemrës
dhe atë çast kur në sytë e mi mungon.
Unë të kërkoj dhe lart fluturoj
një aromë pa fund dhe ëndërr pa mbarim
ti je për mua, je një dritë
dhe botën e shoh
unë të kërkoj
një jetë me ty të jetoj.
Kur jam me ty lart fluturoj
në krahët e tu marr forcë e s’të lëshoj
ti qiell i pastër që dimrin tek unë e frikëson
ty të kam diell dhe kurrë mos më lësho.
Mendime, ethe dhe zjarr si diell
si llavë e nxehtë në trup më përshkron
më flet me gjuhën e zemrës
dhe atë çast kur në sytë e mi mungon.
Unë të kërkoj dhe lart fluturoj
një aromë pa fund dhe ëndërr pa mbarim
ti je për mua, je një dritë
dhe botën e shoh
unë të kërkoj
një jetë me ty të jetoj.
Këndon dhe hëna
kur ti të jesh i marrë
dy zemra bashkë stuhinë kthejnë në varkë
se unë jetoj në trupin tënd tani
ne jemi një port
gjithçka unë dhe ti.
—————————————————–
LEXO EDHE: ELHAIDA DANI ZBULON PSE KA ARDHUR NË SHQIPËRI KËTË VERË
Këto ditë të nxehta vere ajo ka lënë pas Italinë për t’u kthyer në Shqipëri me projekte të reja.
Elhaida Dani, këngëtarja e njohur shqiptare, e cila ka korrur shumë sukses edhe matanë Adriatikut, thotë se ka ardhur në Shqipëri jo vetëm për pushime, por edhe për një projekt shumë të dashur për të.
“Jam duke punuar për një EP me 4 këngë të reja, të cilat do të publikohen këtë verë. Jam në studio, në promovime e regjistrime çdo ditë…
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU