Elhaida Dani zbulon pse ka ardhur në Shqipëri këtë verë

Këto ditë të nxehta vere ajo ka lënë pas Italinë për t’u kthyer në Shqipëri me projekte të reja.

Elhaida Dani, këngëtarja e njohur shqiptare, e cila ka korrur shumë sukses edhe matanë Adriatikut, thotë se ka ardhur në Shqipëri jo vetëm për pushime, por edhe për një projekt shumë të dashur për të.

“Jam duke punuar për një EP me 4 këngë të reja, të cilat do të publikohen këtë verë. Jam në studio, në promovime e regjistrime çdo ditë, është një periudhë që më pëlqen shumë. Mezi pres të sjell këto këngë të reja për Shqipërinë time, sepse më ka marrë shumë malli”, tha ajo në një emision televiziv, transmeton ‘ATSH’.

Elhaida Dani fitoi edicionin e 53-të të Festivalit Kombëtar në RTSH në vitin 2014, pasi ishte shpallur fituese një vit më herët e “Voice of Italy”. Dani përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizioni. “Diell” ishte kënga me të cilën u përfaqësua në këtë kompeticion këngëtarja shkodrane. 

LEXO EDHE: Elhaida Dani: Jo s’të shoh në sy por të ndjejë je aty… (teksti dhe kënga)