Elhaida Dani: Moj e bukur Arbëri (Teksti dhe kënga)

Kënga “Moj e bukur Arbëri” e kënduar nga Elhaida Dani

Në breg pulëbardhat çajnë fluturim
si kënga jonë plot mall.
Këndojmë nga larg me dashuri,
moj Arbëri.

Të parët tanë me brengë të lanë,
sa kohë më nuk të panë?
por sot si lule më je ti,
moj Shqipëri.

Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukur Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.

Përtej ne degë, ti rrënjë matanë,
mes deti me stuhi.
Shkuan kaq mote, degët s’u thanë,
moj Arbëri!

Kjo kënga jonë, për ty përherë
na djeg si zjarr në gji.
Tek zjarri yt ne jemi përjetë,
moj Shqipëri!

Valët e detit shkumojnë plot dallgë,
bashkë me shokët në breg kemi dalë.
Sa kemi mall s’ka deti valë,
o moj e bukur Arbëri.
Shikojmë nga larg, mendojmë për ty,
o moj e bukur Shqipëri.

Sa kemi mall, s’ka deti valë,
o moj e bukur Arbëri…

Shikojmë nga larg…! Mendojmë për ty…!
O moj e bukur Shqipëri.

ObserverKult

Lexo edhe:

ELHAIDA DANI: JO S’TË SHOH NË SY POR TË NDJEJË JE ATY… (TEKSTI…

Mijëra vjet, s’më mjaftojnë për një jetë,
Se në çdo sekondë unë marrë frymë dhe jetoj,
Ti tik-tak që rreh brenda meje të sheh,
Ndjenjë që stinë nuk njeh, nuk ka shi e frynë erë,
Emër jo s’të gjej s’te prek të shoh,
Fshehur do të mbaj si një thesar,
Zemra të ka të shenjtë mijëra jetë për ty ja vlejnë,
Ti një emër mban, je shenjë e rrallë,

Jo s’të shoh në sy por të ndjejë je aty,
Ti je pasuri, ëndërr je pakufij,
Nuk më flet me fjalë më jep frymë më mban gjallë,
Ndjenjë që stinë nuk njeh, nuk njeh dimër as verë,
Emër jo s’të gjej, s’të pres të shoh,
Fshehur do të mbaj si një thesar.

Këngën dhe tekstin e plotë e gjeni KËTU