Elida Shehu: Dhe nuk di ç’më gjeti… (teksti dhe kënga)

Kënga “Grurë dhe këngë” me tekst të Met Drevishit dhe muzikë të Aleksandër Lalos, u këndua nga Elida Shehu në edicionin e 17-të të Festivalit të RTSH-së.

Oj erdhi bilbili
Oj erdhi në lëmë
Tak më bëri zemra
Kur i ndjeva zënë

Dhe shoqet më panë
Oj me bisht të syrit
Ç’u përzie me grurin
Kënga e bilbilit

Oj erdhi bilbili
Oj erdhi në lëmë
Shoqet shinin grurë
Unë mblidhja këngë

Dhe nuk di ç’më gjeti
Dhe nuk di ç’më zuri
Oh sa shpejt u bëra
Kuq o si purpuri

Lëmi plot me grurë
Grurë edhe këngë
O bilbil pse erdhe
O pse erdhe në lëmë

Tani vajzat sytë
Tek unë shpesh i kthejnë
Oh sikur ta dinë
Ku e ke folenë

Në zemër folenë
E ke thurrur vetë
O bilbil i dashur
O pse s’më le të qetë

Apo ç’dasëm do bëjmë
Oh ç’dasëm në lëmë
Shoqet mbledhin grurë
Grurë edhe këngë

Oj erdhi bilbili
Oj erdhi në lëmë
Tak ma bëri zemra
Kur i ndjeva zënë

Dhe shoqet më panë
Oj me bisht të syrit
Ç’u përzie me grurin
Kënga e bilbilit

Oj erdhi bilbili
Oj erdhi në lëmë
Shoqet shinin grurë
Unë mblidhja këngë

Dhe nuk di ç’më gjeti
Dhe nuk di ç’më zuri
Oh sa shpejt u bëra
Kuq o si purpuri

Lëmi plot me grurë
Grurë edhe këngë
O bilbil pse erdhe
O pse erdhe në lëmë

Tani vajzat sytë
Tek unë shpesh i kthejnë
Oh sikur ta dinë
Ku e ke folenë

Në zemër folenë
E ke thurrur vetë
O bilbil i dashur
O pse s’më le të qetë

Apo ç’dasëm do bëjmë
Oh ç’dasëm në lëmë
Shoqet mbledhin grurë
Grurë edhe këngë

ObserverKult

Lexo edhe:

ATY DO JEM, S’TË KAM HARRUAR…(TEKSTI DHE KËNGA)