Elina Duni: O ka një mot e gjysëm viti (teksti dhe kënga)

O ka një mot e gjysëm viti,
O që u deshtëm moj gocë e vogël njeri se diti,
O që u deshtëm moj gocë e vogël njeri se diti.

O asnjëri  nuk e diti,
O përveç teje moj gocë e vogël edhe shpirtit ,
O përveç teje moj gocë e vogël edhe shpirtit.

Oh përveç teje edhe shpirti,
O qysh atë ditë kur ta vuna unazën te gishtit,
O qysh atë ditë kur ta vuna unazën te gishtit

ObserverKult


Lexo edhe:

EMRAT E INTELEKTUALËVE DHE ARTISTËVE QË ISHIN NËN SURVEJIM NGA SIGURIMI I SHTETIT

“Gazeta Shqiptare”, publikoi kohë më parë, dokumentin “Tepër sekret” të Sigurimit të Shtetit të vitit 1978, i nxjerrë para pak kohësh nga arkivat e shtetit shqiptar.

Është një listë me rreth 315 intelektualë, pjesa më e madhe e tyre, emra mjaft të njohur të artit, kulturës, skenës, ekranit dhe letrave shqipe. Ata ishin vënë në ndjekje nga shërbimet sekrete të diktaturës, duke u survejuar hap pas hapi për veprimtarinë e tyre.

Dosja është “Ekzemplar i vetëm” – “A res. personal” dhe mban datën 16. 08. 1978. Kjo dosje që mban firmën e ish-zëvendësdrejtorit të Punëve të Brendshme, Zef Loka përmban listën me emrat e 315 intelektualëve të kryeqytetit që ndiqeshin nga Sigurimi.

Lista ndodhej në dosjen e punëtorit operativ që ka shërbyer në një periudhë të caktuar kohe, i cili për shkak të transferimit të tij në një detyrë tjetër, ia ka dorëzuar atë kolegut pasardhës.

Dosja përmban një listë e gjatë ku figurojnë rreth 315 emra intelektualësh, të skenës, ekranit, artit, kulturës dhe letrave shqipe.

Midis tyre janë edhe mjaft personalitete të shquara si: Elena Kadare, Vaçe Zela, Rikard Ljarja, Marie Kraja, Robert Ndrenika, Adelina Mamaqi, Margarita Xhepa, Vasillaq Vangjeli apo Arben Imami, etj. Ata ishin objekt survejimi dhe ndjekjeje nga organet e Sigurimit të Shtetit gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës. Dokumenti është nxjerrë nga arkivat e shtetit shqiptar dhe mban siglën “Tepër sekret”, i përket vitit 1978.

Lista e 315 intelektualëve është e kategorizuar në disa grupime, si p.sh: “Persona të regjistruar që i përkasin Drejtimit të Kundërzbulimit”, “Persona që i përkasin drejtimit të Grupimeve Kundërrevolucionare”, etj.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult