Elina Duni: Kur më del në derë… (teksti dhe muzika)

Teksti i këngës “Kur më del në derë” e kënduar nga Elina Duni

Kur më del në derë
Belin me qemer
Ah medet jaman

Ani mora mora moj briskun o
Ani për me pre unë moj mollën o
Oh më shpëtoi preva dorën o
Dorën edhe gishtin o
Ç’ma këpute moj shpirtin o

Kur më del n’oborr
Pse s’ma ban me dorë
Ah medet jaman

Ani mora mora moj briskun o
Ani për me pre unë moj mollën o
Oh më shpëtoi preva dorën o
Dorën edhe gishtin o
Ç’ma këpute moj shpirtin o

ObserverKult

——————————–

Lexo edhe:

ELINA DUNI: KUR E PËRCOLLA YLBERIN (TEKSTI DHE KËNGA)

Kur e përcolla ylberin
Ktheva hyra n’odë
Kur ia pash manzerrën varun
Ja lava me lot.

Mos e laj me lot, oj zano,
Mos e laj me lot,
Se shkoi viti parë, oj zano,
Porsi dita sot…

Shkuan muaj, shkuan vite,
Zemra mu dogj flake,
S’na lan’ hallet s’na lan’ dertet
Me jetue bashkë.

O ylberi dadës, o,
A thu m’ke harru?
Ditet e gurbetit ylber,
Qofshin të mallkum!

Mora harqe e dola n’ bahçe
Çorapet mej thurë
Prej mërzisë përmbi çorape
Plasa tuj lotu…

O ylberi dadës, o,
A thu m’ke harru?
Ditet e gurbetit ylber,
Qofshin të mallkum!