Folmë, de, folmë, pra, ç’pret?
Unë ul qerpikët dhe hesht.
Të turbullt shoh qiell e det,
altarët ndezur nën kreshtë…
Tej kuqëlon perëndimi,
këtu ankth, zjarr e rrënojë.
Sot ku do na presë agimi
dhe rruga ku do na çojë?
Mos vallë të zën’ dor’ për dore
si dy flakë do bëhemi një,
dhe në natën mes yjeve qiellore
si dy yje do ndrisin gjithnjë?
-Unë fundin e rrugës s’e di,
ti veç thirrmë dhe un’ do të vij.
*Titulli i origjinalit: “Përhumbje”
Përktheu: Myzafer Xhaxhiu
ObserverKult
Lexo edhe: