Elita 5: Çdo vajzë tjetër që e takoj, bën më tepër të të dua (teksti dhe kënga)

Nëse sonte ndihesh vetëm
Dhe ke frikë të shohësh ëndrra,
Shuaj dritën, ndize zemrën,
Do t’më gjesh mua brenda.

Dhe lindi kënga e dashurisë
Që kurrë për ty s’do ketë mbarim,
Kjo këngë përjetë mbetet kujtim.

Me ty asgjë nuk do ndërroj
Le t’më falin botën mua,
Çdo vajzë tjetër që e takoj,
Bën më tepër të të dua…

Dhe lindi kënga e dashurisë
Që kurrë për ty s’do ketë mbarim,
Kjo këngë përjetë mbetet kujtim.