Elita 5: Faleminderit që më le… (teksti dhe kënga)

Në fund të viteve të ’80-ta, në Tetovë, u formua një nga rok grupet më njohura shqiptare- Elita 5.

Një grup artistësh, i përbërë prej 5 anëtarësh, kanë arritur të publikojnë disa albume dhe të krijojnë disa nga hitet më të mëdha në skenën muzikore shqiptare.

Ndër gjenerata janë të njohura këngët, si: Vjeshtë në zemër; Alkapone; Harroje vetminë; Këngët m’i vrave me dashuri; Shiu vetëm ty të lagë; Dua të vdes…

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Faleminderit…”:

Pikoj loti në mesnatë,
se ti ike për të mos u kthyer,
për të mos u kthyer…
Pamjen tënde të vërtet’,
E tregon veç pasqyra e thyer,
po, pasqyrë e thyer…

Nuk të thash’ largohu,
as kthehu, as harromë.
Se për çdo fjalë në jetën tonë,
Ishte von’.

Akrepat bashkohen,
S’na takojnë askund,
Më mirë një fund me dhimbje,
Se një dhimbje pa fund…

Faleminderit që më le,
Sot mos qaj se ike dje dhe jo…
Nesër kur nata
në udhëkryq të zë
Mos u kthe, mos u kthe
Arsye s’ke.

Nata hënën prapë e ndez,
Ti je në terrin e kësaj bote,
po, e kësaj bote…
Në rrugën tënde të pa kthim,
Ty të ndjek veç hija jote,
po, hija jote…

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

ObserverKult

—————————

Lexo edhe:

PUBLIKOHET LISTA, JA KUSH JANË 32 KONKURRUESIT PËR ÇMIMIN KADARE