Elita 5: Unë qaj për ty… retë qajnë për ne… (teksti dhe kënga)

Këngën “Shiu vetëm ty të lagë” e intepreton grupi Elita 5

Në mes të natës erdhe
ëndrrat m’i prishe ti
për mua ishe e vdekur
e humbur në gjithësi.

Më lërë të qetë të lutem
gjumin ti mos ma prish
qelqi njëherë thyhet
nuk ngjitet sërish.

Dëgjoje pikëllimin
që shpirtin ma copëton
që bie bashkë me shiun
sytë m’i mjegullon.

Ti s’vjen
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne.

Në qiellin e harruar
ku yjet nuk rrinë
kujtimi yt i zbehur
tretet nëpër shi.

Ti s’vjen
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne

Ti s’vjen
koha është ndaluar
unë qaj për ty.

ObserverKult

————————–

Nga po ky grup:

ELITA 5: ZEMRA IME SHUMË E MËRZITUR, VAZHDIMISHT TY PO T’KËRKON… (TEKSTI DHE KËNGA)

S’e tregova unë dashurinë
Tani shpirti po m’vajton
Zemra ime shumë e mërzitur
Vazhdimisht ty po t’kërkon.

Më kujtohen çastet tona
Që s’bashku ne i ndamë
Edhe lumturinë
Që ne të dy e pamë.

Këngën e plotë e gjeni KËTU

——————————————————————

ELITA 5: NËSE SONTE NDIHESH VETËM (TEKSTI DHE KËNGA)

Nëse sonte ndihesh vetëm
Dhe ke frikë të shohësh ëndrra,
Shuaj dritën, ndize zemrën,
Do t’më gjesh mua brenda.

Dhe lindi kënga e dashurisë
Që kurrë për ty s’do ketë mbarim,
Kjo këngë përjetë mbetet kujtim….

ëngën e plotë e gjeni KËTU