Elita 5: Më lë të qetë të lutem (teksti dhe kënga)

Në mes të natës erdhe
ëndrrat mi prishe ti
për mua ishe e vdekur
e humbur në gjithësi.

Më lërë të qetë të lutem
gjumin ti mos ma prish
qelqi njëherë thyhet
nuk ngjitet sërish.

Dëgjoje pikëllimin
që shpirtin ma copëton
që bie bashkë me shiun
sytë m’i mjegullon.

Ti s’vjen
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne.

Në qiellin e harruar
ku yjet nuk rrinë
kujtimi yt i zbehur
tretet nëpër shi.

Ti s’vjen
koha është ndaluar
unë qaj për ty
retë qajnë për ne

Ti s’vjen
koha është ndaluar
unë qaj për ty.

Nga po ky grup: Elita 5: E urrej shiun kur bie… (teksti dhe kënga)