Elita 5: Nëse sonte ndihesh vetëm… (teksti dhe kënga)

Në fund të viteve të ’80-ta, në Tetovë, u formua një nga rok grupet më njohura shqiptare- Elita 5.

Një grup artistësh, i përbërë prej 5 anëtarësh, kanë arritur të publikojnë 10 albume dhe të krijojnë disa hitet më të mëdha në skenën muzikore shqiptare.

Ndër gjenerata janë të njohura këngët, si: Vjeshtë në zemër; Alkapone; Harroje vetminë; Këngët m’i vrave me dashuri; Shiu vetëm ty të lagë; Dua të vdes…

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Harroje vetminë”:

Nëse sonte ndihesh vetëm
Dhe ke frikë të shohësh ëndrra,
Shuaj dritën, ndize zemrën,
Do t’më gjesh mua brenda.

Dhe lindi kënga e dashurisë
Që kurrë për ty s’do ketë mbarim,
Kjo këngë përjetë mbetet kujtim.

Me ty asgjë nuk do ndërroj
Le t’më falin botën mua,
Çdo vajzë tjetër që e takoj,
Bën më tepër të të dua…

Dhe lindi kënga e dashurisë
Që kurrë për ty s’do ketë mbarim,
Kjo këngë përjetë mbetet kujtim.

Përgatiti: ObserverKult

—————————-

Lexo edhe:

ELITA 5: FALEMINDERIT QË MË LE… (TEKSTI DHE KËNGA)

Këngën e intepreton grupi i njohur “Elita 5”

Pikoj loti në mesnatë,
se ti ike për të mos u kthyer,
për të mos u kthyer…
Pamjen tënde të vërtet’,
E tregon veç pasqyra e thyer,
po, pasqyrë e thyer…

Nuk të thash’ largohu,
as kthehu, as harromë.
Se për çdo fjalë në jetën tonë,
Ishte von’.

Akrepat bashkohen,
S’na takojnë askund,
Më mirë një fund me dhimbje,
Se një dhimbje pa fund…

Faleminderit që më le,
Sot mos qaj se ike dje dhe jo…
Nesër kur nata
në udhëkryq të zë
Mos u kthe, mos u kthe
Arsye s’ke.

Nata hënën prapë e ndez,
Ti je në terrin e kësaj bote,
po, e kësaj bote…
Në rrugën tënde të pa kthim,
Ty të ndjek veç hija jote,
po, hija jote…

ObserverKult