Elita 5: Kthehu të lutem, e dashur… (teksti dhe kënga)

Në fund të viteve të ’80-ta, në Tetovë, u formua një nga rok grupet më njohura shqiptare- Elita 5.

Një grup artistësh, i përbërë prej 5 anëtarësh, kanë arritur të publikojnë disa albume dhe të krijojnë disa nga hitet më të mëdha në skenën muzikore shqiptare.

Ndër gjenerata janë të njohura këngët, si: “Vjeshtë në zemër”; “Alkapone”; “Harroje vetminë”; “Këngët m’i vrave me dashuri”; “Shiu vetëm ty të lagë”; “Dua të vdes”…

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Kthehu e dashur”:

Kthehu të lutem e dashur
se nuk mundem pa ty
kthehu të lutem e dashur
se m’shkoj jeta n’vetmi.

Fjalët që m’i thoje
shpejt i harrove ti
më thoje se më doje
shpejt më tradhtove ti.

Gjithmonë unë mendoj për ty
dhe i ëndërroj ata sy
gjithmonë unë mendoj për ty
dhe qaj në vetmi.

E përgatiti: K. B.- ObserverKult


Lexo edhe:

ELITA 5: FALEMINDERIT QË MË LE… (TEKSTI DHE KËNGA)

Pikoj loti në mesnatë,
se ti ike për të mos u kthyer,
për të mos u kthyer…
Pamjen tënde të vërtet’,
E tregon veç pasqyra e thyer,
po, pasqyrë e thyer…

Nuk të thash’ largohu,
as kthehu, as harromë.
Se për çdo fjalë në jetën tonë,
Ishte von’…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU