Elita 5: Papritur një ditë ike… dhe harrove dashurinë… (teksti dhe kënga)

Në fund të viteve të ’80-ta, në Tetovë, u formua një nga rok grupet më njohura shqiptare- Elita 5.

Një grup artistësh, i përbërë prej 5 anëtarësh, kanë arritur të publikojnë disa albume dhe të krijojnë disa nga hitet më të mëdha në skenën muzikore shqiptare.

Ndër gjenerata janë të njohura këngët, si: Vjeshtë në zemër; Alkapone; Harroje vetminë; Këngët m’i vrave me dashuri; Shiu vetëm ty të lagë; Dua të vdes…

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “S’mund ta blesh shpirtin tim”:

Ti një kohë ishe me mua
Bashkë ne ndanim çdo gëzim
Por papritur, një ditë ike
Dhe harrove ti dashurinë…

Tani luan me një tjetër
Që bën ashtu si thua ti
E tërheq atë për hundë
Se kjo për ty është dashuri

Ndoshta koha do të të ndryshojë
Dhe një ditë do të më kërkosh
Por s’mund ta blesh ti shpirtin tim
Dhe gjithë botën po ta mashtrosh

Tani shkon rrugës vetë
Dhe ti bën sikur s’më sheh
Por një gjë është e vërtetë
Ti harron se kush ishe dje

Mund me tjetrin të zbavitesh
Si me mua që lozje dikur
Se për ty kështu është jeta
Kur e merr si një aventurë.

Këngën mund ta dëgjoni duke klikuar KËTU

E përgatiti: A. S.- ObserverKult

———————-

Lexo edhe:

SARAMAGO: TANI NUK IA VLEN MË. BOTA DO TË VAZHDOJË PA TY E PA MUA …