Elita 5: Se unë s’të kuptova ty asnjëherë… (teksti dhe kënga)

Do t’ju tregoj një histori
që pikon dhimbje e mall për dashuri
por vështirë e kam t’ja nis se s’mundem
atë kohë ta kujtoj e të mos qaj…

Shumë kohë shkova pas saj i shkallmuar
por ajo s’më kuptoj s’ka për t’kuptuar
për të sa shumë këndova për të veten harrova…

Pse? Pse kështu ndodhi
unë kurrë s’do ta mësoj
a linda i mallkuar, a kjo botë e egër ndoshta më mallkoj.
S’mundem, jo s’mundem, s’mundem ta kuptoj
veç do vuaj e do ta këndoj…

Më tradhëtoj me shokun tim
a është e vërtetë ky rrëfim.
Tani aspak s’mendoj për të se s’dua
me të fatin tim sërish ta ndaj…

Diçka ndryshoj pa pritur e pa kujtuar
në shokun tim të ngushtë ish dashuruar
për të sa shumë këndova për të veten harrova…

Se unë s’të kuptova ty asnjëherë
se ç’ndodhi me mua ende nuk e di
gjithë këngët mi vrave me dashuri…

Pse kështu ndodhi unë kurrë s’mundem ta mësoj
a linda i mallkuar apo kjo botë e egër ndoshta më mallkoj
s’mundem, jo s’mundem ta kuptoj
veç do vuaj e do të këndoj…

Vuaj, vetëm vuaj, vetëm vuaj e këndoj.

LEXO EDHE: Elita 5: Më lë të qetë të lutem (teksti dhe kënga)