Elita 5: Unë e di se ku të dhemb (teksti dhe kënga)

Në fund të viteve të ’80-ta, në Tetovë, u formua një nga rok grupet më njohura shqiptare- Elita 5.

Ndër gjenerata janë të njohura këngët, si: Vjeshtë në zemër; Alkapone; Harroje vetminë; Këngët m’i vrave me dashuri; Shiu vetëm ty të lagë; Dua të vdes…

Në vazhdim ObserverKult ua sjellë tekstin e këngës “Unë e di se ku të dhemb”:

Për mua kur mendon
Ti veten e mashtron
Se nuk jam lodër
Qe veç për qejf e dëshiron

Vetëm për vete
Për askënd tjetër ti s’jeton
Tregom të lutem
Kjo lojë ku përfundon…

S’të konvenon të më largohesh
T’më afrohesh s’ke guxim
Unë e di se ku të dhemb
Mirë e di se çfarë të mundon
Dije mirë se përveç meje
S’ka doktor ty që të shëron.

Pa ditur se ç’bëjmë ne i vrasim ëndërrat
Gjumi kur vjen na gjen duke ëndrruar
Thonë se dashuria të bën të çmendesh
Prej kohësh e ti pse s’e ke kuptuar

Unë e di se ku të dhemb
Mirë e di se çfarë të mundon
Dije mirë se përveç meje
S’ka doktor ty që të shëron.

ObserverKult


Lexo edhe:

ELITA 5: UNË JAM LOT QË NGA SYTË E TU JAM NDARË (TEKSTI DHE KËNGA)

Edhe sonte jetoj me plagën e vjetër
ndoshta dhimbja do pushoj
do t’pushoj në botën tjetër
dikur do ta dua dikë
por asnjëherë si dikë dikur
atë që zoti s’ma dha
nga njerëzit se kërkoj kurrë

Do të pres si herën e parë
unë jam lot që nga sytë e tu jam ndarë
nëse vdes heshtja do të flas
kur shkoj dhe shikimet treten
dhe ne tek ti mbeten…

Këngën e plotë mund ta gjeni KËTU