Ju ftojmë ta dëgjoni këngën “Hana paska mbetë e vetme”, e kënduar nga Elizabeta Janaqi.
Kënga me muzikë dhe tekst të Eriona Rushitit fillimisht u këndua nga Mentor Haziri.
Hana paska mbet e vetme
E pikllume në vetmi
Poshtë dritares ti kalon
E heshtun,
dhe e mbushun me zbrazëti
Rrugën tande e shtroj unë me petale
Frymën time ma ni
Bashkë me erën fjalët ti dërgoj
E dashtun nata asht poezi
Ndal, e shiko
Dritat ndezun
Të shpirtit tim
Synin plot vesë
Si mëngjesi
I lagun për ty
Andrrën merre edhe zgjoje
mbushe zemrën ti me dashni
jetë ti zbukuroje
asht e bukur kur dhuron dashni.
Për ta dëgjuar klikoni KETU
ObserverKult
Lexo edhe:
SIDRIT BEJLERI DHE DENISA GJEZO: SA NJI JETË (TEKSTI DHE MUZIKA)