Elona Caslli: Kryet e ulun të babës tem

Kryet e ulun të babës tem, nga Elona Caslli

-Babë, a e mban mend kur m’ke thanë se s’kemi kohë me urrye askend?! Mjaft kohë na kanë vjedhë tue na urrye, tue na burgosë e tue na hjedhë baltnave. M’ke thanë se ka ardhë koha me jetue njerzisht e s’kemi kohë me urrye askend prej atyne që e kanë të keqen në shpirt.

-Po, bir e mbaj mend mirë.

-Babë, a të kujtohet ajo ditë teksa dielli perëndonte n’katundin ku na kishin degdisë e m’the: “Bir, shpirtin as natyrën s’mundet me na e burgosë kush! Ushqeje bir, shpirtin me natyrë e s’ke me mbetë kurrë peng as i vendit ku je le, as i kohës që jeton!

-Po, bir, bash njashtu të kam thanë.

-Babë, a të kujtohet që m’ke thanë se ka me ardhë dita që lumi ka m’u kthye në shtrat të vet e koha ka me gjykue gjithsecilin prej nesh njashtu si e meriton?!

-Po, bir njashtu kam mendue e njashtu të kam thanë.

-Babë, diçka s’asht kry njashtu siç duhet. Diçka ka mbetë e mangët babë.

-Po bir, ka mbetë.

-Babë, po sikur ne…

-Asht vonë bir. Asht padurimisht vonë…

Përshtati në gegnisht: Jozef Radi

ObserverKult

Lexo edhe:

Ballsor Hoxha: Të pranosh cigaren e parë prej babës

babës

Si fëmijë, duke ikur nga reflektimi im në thikë, thikën e zeitgeistit të të tetëdhjetave në Kosovë, shpeshherë e kam gjetur veten duke u kapur për figurat e tymit.

I shtrirë në barin e tokës në skutat e lagjes, fshehur nga të gjithë, figurat që dilnin nga cigarja e ndezur, ndoshta qysh në moshën tetë vjeçare, jo që ishin të ndryshme nga ajo që njeh vetëdija e njeriut, por, qarkullimi i tij më shndërronte: qarkulloja dhe unë, për së brendshmi. Krijohej  një qetësi e brendshme.

Një qetësi që më bënte ta doja dhe në të njëjtën kohë ta ruaja shtjellimin e tij, të ngadaltë dhe të pa paracaktuar, dhe mu kjo paparacaktueshmëri ishte esenca. Figurat duke lëvizur qetë pa atë shtytjen e çkado që i bënte njerëzit të dhunonin njëri -tjetrin. Sidoqoftë, secila figurë që dilte prej tij, gjithmonë, gjatë lojës së të ikurit e merrte figuren e bacit. 

Atij bacit më të madhit. Dëshmi përhershmërie të jetës, si e njihnim, para demonstratave të ’81.

Tekstin e plotë e gjeni KETU