Elona Çuliq: Shkodra

Shkodra asht poezia që shkruej përditë
andrra e qiejve që dojnë me i përkundë yjet
n’prehnin e saj.
Shkodra asht nji kala prej qumështi,
nji gji i hajmë që ushqen jetën,
nji heshtje e marrshme,
nji dashni e ndalueme.
Shkodra asht ninulla që i këndojmë karafilave
kur i mbjellim,
apo lutja e shenjtnueme që ia mësojmë stinëve.
Shkodra asht nji grusht Dri’
që shuen zjarrmine e vargjeve mbërthyem
shkimeve t’mohueme,
asht nji guralec që trazon pragun e pexheres
mbuluem me perdet e tylta t’heshtjes.
Shkodra asht ura qe lidhë
rrugët e andrrës me realitetin,
asht malli që peshkatarët e perdorin si grep
për me peshkue lotët e të dashunuemve
që martirë kanë ra n’heshtjen e Bunës.
Shkodra asht hanë,
nji perendeshë bukuriet
veshun me dritë lutjesh.
Shkodra asht premtimi i shekujve
shkruem me andrrat e Rozafës.

2013