Bashkë me natën dhe ti ike,
Përmes shiut si një flutur,
Rrahjet zemrës seç ia fike,
Shpirtin le krahë këputur.
Krahët e ëndrrës m’i theve,
Ma fike dritën e shpresës,
Shpirt e zemër m’i rrëmbeve,
Vetëm më le në shkretëtirën e jetës.
Ike! Ishte zgjedhja jote,
E të kthehesh vendos unë,
Sa gjithë yjet e kësaj bote,
Vuaj, e ndoshta dhe më shumë.
Por kurrë s’do derdh lot për ty,
Do qesh me zë si gjithmon’.
Vuajta sa ishim të dy…
Lotin tim s’e meriton.
ObserverKult
Lexo edhe:
ELONA TABAKU: SE TË KAM SHPIRT…
Poezi nga Elona Tabaku
Të dua dhe kur je e mërzitur.
Të dua dhe kur qesh plot gëzim.
Të dua dhe kur zemërohesh pa pritur.
Të dua dhe kur mbyllesh në trishtim.
Të dua kur më puth plot zjarr.
Të dua kur fshehurazi qan…
Të dua kur më sheh plot mall
Të dua dhe kur s’të kam pranë.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
14 INTERVISTA TË PËRHANSHME NË GOSTINË E DYTË LETRARE TË XHEMAZIJES
Këto ditë ka dalë nga shtypi vëllimi i dytë i librit “Flasim përhanshëm…” ku mund të gjeni intervista me personalitete kulturore, të shtruara bashkë me pjesë nga krijimtaria letrare e secilit krijues, në një gosti ku flitet për gjithçka, realizuar nga Xhemazije Rizvani.
Brenda kopertinave të librit, botuar nga SH.B. “Syth”, do të gjeni bashkëbisedimet e këndshme, interesante dhe provokuese të Xhemazijes me këta autorë: Primo Shllaku, Lirim Alija, Romeo Çollaku, Elvana Zaimi, Xhabir Tabaku, Vlora Konushevci, Vlora Ademi, Arjola Zadrima, Ana Kove, Sokrat Habilaj, Besnik Camaj, Rozafa Shpuza, Ilire Zajmi dhe Daim Miftari.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult