Elona Tabaku: Se të kam shpirt…

elona tabaku:

Poezi nga Elona Tabaku


Të dua dhe kur je e mërzitur.
Të dua dhe kur qesh plot gëzim.
Të dua dhe kur zemërohesh pa pritur.
Të dua dhe kur mbyllesh në trishtim.

Të dua kur më puth plot zjarr.
Të dua kur fshehurazi qan…
Të dua kur më sheh plot mall
Të dua dhe kur s’të kam pranë.

I dua buzët e tua.
T’i dua ata sy plot dritë.
Gjithë bota je për mua.
Të dua se të kam shpirt.

ObserverKult

Lexo edhe:

14 INTERVISTA TË PËRHANSHME NË GOSTINË E DYTË LETRARE TË XHEMAZIJES

Këto ditë ka dalë nga shtypi vëllimi i dytë i librit “Flasim përhanshëm…” ku mund të gjeni intervista me personalitete kulturore, të shtruara bashkë me pjesë nga krijimtaria letrare e secilit krijues, në një gosti ku flitet për gjithçka, realizuar nga Xhemazije Rizvani.

Brenda kopertinave të librit, botuar nga SH.B. “Syth”,  do të gjeni bashkëbisedimet e këndshme, interesante dhe provokuese të Xhemazijes me këta autorë: Primo Shllaku, Lirim Alija, Romeo Çollaku, Elvana Zaimi, Xhabir Tabaku, Vlora Konushevci, Vlora Ademi, Arjola Zadrima, Ana Kove, Sokrat Habilaj, Besnik Camaj, Rozafa Shpuza, Ilire Zajmi dhe Daim Miftari.

“Ky libër me biseda poetike s’është libër për të gjithë. Është libër që ka lexuesin e vet, e ai lexues është në kërkim të këtij libri po ashtu. Ky libër s’është për ata që se dinë përmendësh të paktën një poezi, që nuk kanë shkruar të paktën një letër dashurie, që nuk kanë qarë të paktën me një këngë dhe janë përhënur me verë dhe dashuri natën vonë.

Këto biseda të përhënura janë të pazakonta dhe të veçanta pasi poetët të tillë janë që të gjithë. Poezia është krijuar nga mendimet e natës, thonë, prandaj këto biseda janë për ata që nuk kanë gjumë”, thotë autorja në shënimin e botuar në ballinë të librit.

Intervistat do të botohen po ashtu edhe në ObserverKult.

Në vëllimin e parë të kësaj gostie letrare, e cila po ashtu është në shitje, gjenden intervistat që Xhemazija ka realizuar me Agim Vincën, Bardhyl London, Balil Gjinin, Ilirian Zhupën, Ridvan Dibrën, Edison Ypin, Xhevdet Bajran,  Lulzim Hazirin, Rita Petron, Agron Tufën, Parid Teferiçin, Lindita Kadriun, Salajdin Salihun, Lindita Ahmetin, Rudina Çupin, Shqiponja Axhamin, Donika Dabishevcin, Loer Kumen, Vjollcë Berishën, Arlind Farizin, Adil Ollurin, Elona Çuliqin dhe Manjola Brahajn.

ObserverKult